Sport
Tahiri pas përfundimit të garave në “Pekin 2022”: Jam i lumtur me vendin e 37-të, shtegu ishte i vështirë dhe i akulltë
Demokracia
11:01 | 16 Shkurt 2022

Share:

Albin Tahiri ka zënë vendin e 37-të në disiplinën e sllallomit në Lojërat Olimpike Dimërore “Pekini 2022”.

Skitari ynë ishte i 44-ti në lëshimin e parë, ndërsa në të dytin bëri ngritje, falë edhe largimit nga shtegu të disa prej garuesve, përcjell Demokracia.com.

Në total morën pjesë 88 garues, ndërsa të dyja lëshimet i përfunduan 45 sosh.

Koha e tij pas dy lëshimeve ishte: 2 minuta e 02.94 sekonda.

Me sllallomin e sotëm, përfundojnë të gjitha garat për skitarët tanë, Albin Tahiri dhe Kiana Kryeziu, në LOD Pekini 2022.

Pas kësaj gare, Tahiri u shpreh i lumtur me pozitën që zuri në këtë garë.

“Jam i lumtur me vendin e 37-të, pasi shtegu ishte vështirë dhe i akulltë, andaj ishte e vështirë ta perfundoje garën”, tha Albin Tahiri.

Albini garoi në katër disiplina. Në lëshim ishte i 35-ti, në kombinim alpin i 15-ti, në sllallom të madh i 30-ti. Kiana garoi në sllallom të madh dhe doli e 49-ta./Demokracia.com/

Të ngjashme