Real Madrid ka pësuar një goditje të dyfishtë përpara ndeshjes së dytë të 1/16-tës së Ligës së Kampionëve me Paris Saint-Germain.
“Mbretërit” pësuan disfatë 1:0 nga parisienët në ndeshjen e parë në “Parkun e Princave” në Paris, përcjell Demokracia.com.
Los Blancos ishin shumë afër të marrin rezultat pozitiv në takimin e parë, megjithatë planet e madrilenëve i prishi Mbappe që realizoi golin e fitores në minutën e katërt shtesë.
Real Madridit i përkeqësohen gjërat për ndeshjen e dytë edhe për faktin se tani do të ketë dy lojtarë kryesorë jashtë për ndeshjen e kthimit në Madrid më 9 mars.
Kjo për shkak se mesfushori Casemiro dhe mbrojtësi i majtë Ferland Mendy morën kartonë të verdhë.
Casemiro dhe Mendy kanë plotësuar numrin e kartonëve të verdhë dhe tani do pezullohen për një ndeshje, atë të kthimit.
Të dyja mungesat do të ndihen shumë nga Carlo Ancelotti dhe njerëzit e tij dhe nuk do të jetë detyrë e lehtë për t’i zëvendësuar ata./Demokracia.com/