Përzgjedhësi i ri i Kosovës në futsall, Arben Simitçiu, do të jetë prezent në turneun tradicional të futsallit “Adem Jashari”, ku do t’i vëzhgojë nga afër lojtarët potencialë të cilët mund t’i ftojë për ndeshjet e ardhshme.
Simitçiu ka ardhur nga Çekia dhe për dy ditë me radhë do ta përcjellë turneun që zhvillohet në Prishtinë, përcjell Demokracia.com.
Turneu në fjalë do të mbahet për nder të Epopesë së UÇK-së dhe organizohet nën patronatin e FFK-së, përkatësisht Komisionit të Futsallit.
Për shkak të pandemisë, sivjet në këtë turne do të garojnë vetëm ekipet vendore si FC Prishtina, FC Drenica, FC Peja dhe FC Prishtina 01.
Ndeshjet gjysmëfinale luhen më 4 mars nga ora 16:00 dhe 18:00, derisa finalja luhet më 5 mars nga ora 18:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve. /Demokracia.com