Sport
Klopp i matur para ndeshjes: Interi është ekipi më i mirë në Itali, duhet të fitojmë
Demokracia
16:54 | 15 Shkurt 2022

Share:

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka folur në një konferencë për shtyp një ditë para duelit të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve ndaj Interit.

Tekniku gjerman e ka vlerësuar lartë skuadrën e Interit këtë edicion, përcjell Demokracia.com.

“Ne e dimë se Interi do të mbrojë shumë kompakt. Ata kanë lojtarë të klasit botëror dhe një trajner të madh. Mendoj se ata janë skuadra më e mirë në Itali këtë sezon. Ata janë shumë kreativë, ata e dinë se çfarë po bëjnë dhe demonstrojnë cilësi të shkëlqyera”, tha Klopp në konferencë.

“Jemi në Ligën e Kampionëve, nuk ka dyshim se ky është një ekip i nivelit të lartë. Ne kemi një shans dhe duhet të përpiqemi për të fituar”, shtoi gjermani.

Interi dhe Liverpooli do të takohen neser (e mërkurë) për ndeshjen e vlefshme në Ligën e Kampionëve me fillim nga ora 21:00.

Ndeshja e kthimit luhet pas dy jave në Anfield Road në Angli. /Demokracia.com/

Të ngjashme