Sport
Tifozët nuk e “kapërdinë” lehtë humbjen në derbi, ua mësyejnë lojtarëve për t’i sulmuar
Demokracia
16:11 | 15 Shkurt 2022

Share:

Basketbollistët e Maccabi nga Tel Avivi janë mposhtur në gjysmëfinalen e Kupës së Izraelit nga rivali i qytetit, Hapoel me rezultat 90:80.

Ajo disfatë ishte jashtëzakonisht e vështirë për tifozët e Maccabit që donin të “qëronin hesapet” me lojtarët klubit të tyre, përcjell Demokracia.com.

Mbështetësit më të zjarrtë të klubit të famshëm izraelit u përpoqën të futeshin në dhomën e zhveshjes ku ndodheshin lojtarët e Maccabit dhe t’u tregonin personalisht çfarë kishin, ndaj u desh të ndërhynte policia.

Për këtë, basketbollistët dhe stafi profesional i gjashtë herë kampionit të Evropës është dashur të përdorin daljen anësore dhe të dalin nga salla të shoqëruar nga policia.

Më poshtë mund t’i shikoni pamjet./Demokracia.com/

Të ngjashme