Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta është takuar gjatë së mërkurës më kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.
Presidenti shqiptar, Ilir Meta gjatë së mërkurës ka zhvilluar një takim me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, pasi që ky i fundit është për vizitë në Tiranë, shkruan Demokracia.com.
Meta ka shkruar në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook se e ka uruar Kurtin për fitoren e zgjedhjeve të 14 shkurtit, por siç tha ai edhe për procesin e shkëlqyer zgjedhor.
“Ndamë shumë ide të vyera për forcimin e gjithanshëm të bashkëpunimit mes dy vendeve tona dhe përshpejtimin e proceseve integruese, për të garantuar një të ardhme më të mirë dhe të sigurt europiane, që meritojnë qytetarët tanë”, shkruan Meta në Facebook.
Postimi i plotë i Ilir Metës, pa ndërhyrje:
Sot kisha kënaqësinë të prisja në një takim vëllazëror, liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, fitues të zgjedhjeve të fundit në Kosovë.
E urova për fitoren, por mbi të gjitha për procesin e shkëlqyer zgjedhor, që realizoi Kosova.
Ndamë shumë ide të vyera për forcimin e gjithanshëm të bashkëpunimit mes dy vendeve tona dhe përshpejtimin e proceseve integruese, për të garantuar një të ardhme më të mirë dhe të sigurt europiane, që meritojnë qytetarët tanë. ??❤️??/Demokracia.com/
https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/posts/3814305105282401