Sport
Zyrtare: Grezda largohet nga Osijeku, mbetet lojtar i lirë
Demokracia
15:53 | 15 Shkurt 2022

Share:

Eros Grezda është larguar nga klubi kroat, Osijek dhe ka mbetur lojtar i lirë.

Klubi kroat ka njoftuar se ka shkëputur kontratën me sulmuesin shqiptar, shkruan Demokracia.com.

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë kishte kontratë me Osijekun deri në fund të vitit, ndërsa tashmë bashkëpunimin e kanë ndalur në gjysmë.

26-vjeçari ishte i huazuar te ekipi nga Hungaria, Zalaegerszegi që e riktheu te Osijeku këtë muaj.

26-vjeçari me prejardhje nga Gjakova në karrierën e tij ka luajtur edhe për klubet si Rangers, Lokomotiva e Zagrebit, Zavrc e Zalaegerszeg. /Demokracia.com/

Të ngjashme