Sport
Leotrim Bekteshi nënshkruan me klubin norvegjez
Demokracia
11:36 | 15 Shkurt 2022

Share:

Mbrojtësi nga Kosova, Leotrim Bekteshi është bërë me skuadër të re.

Bekteshi ka nënshkruar me Mjondalen IF Fotball, raporton Insporti.

Zyrtarizimi i tij është çështje orësh.

Ish-mbrojtësi i FC Prishtinës tashmë është në ambientet e klubit ku sapo ka nënshkruar kontratën me klubin norvegjez.

Bekteshi ishte futbollist i lirë pas largimit nga skuadra kampione e Kosovës gjatë afatit kalimtar të janarit.

Mjondalen bënë gara në rangun e dytë të futbollit norvegjez dhe është tre herë fitues i Kupës së Norvegjisë.

Bekteshi nga nesër pritet t’i bashkohet skuadrës për të filluar stërvitjet.

Ai me Prishtinën në tri vite e gjysmë sa ishte pjesë i ka regjistruar 150 paraqitje derisa e ka fituar titullin kampion, Kupën e Kosovës si dhe Superkupën.

Të ngjashme