Portieri i Evertonit dhe kombëtares së Anglisë, Jordan Pickford është në qendër të hetimeve policore pas sherrit që shpërtheu në një pijetore në “South Tyneside” të dielën, raporton Sun.
Sipas këtij mediumi, Pickford ka qenë me miqtë e tij në lokalin “Bridge”, kur është “kapur” nga fansat të cilët e shajnë dhe e kanë quajtur “duart e vogla”.
Miqtë e Pickford reaguan shumë shpejt të zemëruar dhe gjithçka u përshkallëzua në një sherr të përgjithshëm. Një person ka përfunduar me hundë të thyer, ndërsa një tjetër i është prishur telefoni me të cilin ka dashur të regjistrojë ngjarjen.
Policia gjithashtu reagoi shpejt, por kur thirrën lokalin, mësuan se Pickford ishte larguar nga aty.
Dëshmitarët okularë deklarojnë gjithashtu se Pickford nuk ka marrë pjesë personalisht në përleshje, por se ai është tërhequr dhe ka parë gjithçka nga ana, por gjithsesi, ka qenë “bashkëpunëtor” në të gjitha këto./Demokracia.com/