Arijanet Muriq është rikthyer në portë pas lëndimit javën e kaluar në përballjen me Rizespor.
Portieri kosovar mungoi edhe në ndeshjen e Kupës së Turqisë që Adana Demirspor e humbi 2-1 në udhëtim te Alanyaspor.
Por në derbin ndaj Besiktas, gardiani i Kosovës është rikthyer për të zhvilluar një tjetër ndeshje të madhe, ku si gjithmonë këtë edicion ishte protagonist me pritjet e tij fantastike.
Aro u paraqit në ndeshje me kapelë mbrojtëse, pasi javën e kaluar kishte pësuar lëndim në kokë.
— ‘ (@kosovo_49) February 14, 2022
Adana Demirspor ka barazuar 1-1 me Besiktasin, në një takim ku skuadrës vendase iu anuluan dy gola nga VAR.
Gjiganti turk nga Stambolli pati disa raste të mira shënimi, por Muriq bëri pritje të mëdha duke konfirmuar formën e jashtëzakonshme që po kalon këtë edicion në elitën e futbollit turk.
— ‘ (@kosovo_49) February 14, 2022
23-vjeçari bëri pesë pritje ndaj Besiktas, teksa mori notën të lartë 7,4 e cila ishte ndër më të lartat në këtë takim.
— ‘ (@kosovo_49) February 14, 2022