Është konfirmuar se sulmuesi i Italisë, Moise Kean ka rezultuar pozitiv me COVID-19 dhe se mund t’i mungojë PSG-së në ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës.
Sulmuesi italian shënoi gol në fitoren e ndeshjes së parë 1:4 në “Camp Nou” në kuadër të fazës 1/16 muajin e kaluar, shkruan Demokracia.com.
Në njoftimin e PSG-së thuhet se futbollisti ka rezultuar pozitiv me virusin korona dhe se do të mungojë në fundjavë ndaj Bordeauxit.
Ai pritet të mungojë edhe në mesjavën e ardhshme ndaj Barcelonës, raporton “RMC”.
21-vjeçari është i huazuar te Paris Saint-Germaini nga Evertoni dhe ka shënuar 15 gola në 27 ndeshje. /Demokracia.com