Sport
Selmani e pranon: Jam pranë Kosovës, interesim nga Suedia nuk ka pasur
Demokracia
16:41 | 03 Mars 2021

Share:

Futbollisti i talentuar shqiptar, Astrit Selmani pritet t’i bashkohet Kosovës për ndeshjet e muajit mars.

Ylli i skuadrës suedeze, Hammarby është raportuar se do të jetë në dispozicion të Bernard Challandesit nga ky muaj, shkruan Demokracia.com.

Për gazetën suedeze “Fotbollskanalen”, Selmani ka pranuar se ka interesim nga Kosova për të.

Ndonëse thotë se ende nuk ka ndonjë ofertë zyrtare, ai e bëri të qartë se tashmë e ka marrë edhe pasaportën kosovare.

“Nuk kam pranuar ndonjë ftesë ende, por kam rregulluar pasaportën. Është duke u bërë e qartë”, ka thënë Selmani.

“Po kam dëgjuar për interesimin e Kosovës. Do shohim çfarë do ndodh në ditët në vijim. Për ata që kanë dëgjuar është e drejtë që jam afër”, tregoi ai.

“Nuk ka asgjë që duhet të vendos, nuk ka pasur interesim nga Suedia”, përfundoi Astrit Selmani. /Demokracia.com

Të ngjashme