Sport
Pochettino para sfidës me Real Madridin: Historia e tyre në Champions flet vetë, është finale para finales
Demokracia
17:33 | 14 Shkurt 2022

Share:

Trajneri i Paris Saint-Germainit, Mauricio Pochettino ka folur në konferencë për shtyp për duelin me Real Madridin.

Paris Saint-Germaini dhe Real Madridi do të përballen në 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve të martën mbrëma në “Parkun e Princave”, shkruan Demokracia.com.

Trajneri argjentinas e ka vlerësuar klubin “mbretëror” para duelit, derisa ka theksuar se kjo ndeshje është sikurse “finale”.

“Nuk mendoj që ka presion tek njëra anë më shumë se tjetra. E respektojmë Real Madridin sepse janë ndër klubet më të mëdha në botë. Historia e tyre për Ligën e Kampionëve flet vetë”.

“Nuk ka favorit në këtë sfidë, mund të jetë si finale e Ligës së Kampionëve. PSG ka pritur të fitojë këtë titull që më shumë se 50 vite, prandaj po luajmë për të”, deklaroi Pochettino. /Demokracia.com/

Të ngjashme