Sport
Turne për Ditën e Pavarësisë së Kosovës, pjesëmarrës edhe veteranët e Greqisë
Demokracia
17:20 | 14 Shkurt 2022

Share:

Liga e Veteranëve të futbollit kosovar, së bashku me tifo-grupin Dardanët, për ditën e Pavarësisë së Kosovës, kanë organizuar turne në të cilin do të marrin pjesë Kombëtarja e veteranëve të Kosovës,  Kombëtarja e veteranëve të Shqipërisë dhe Kombëtarja e veteranëve të Greqisë.

Turneu mbahet të enjten më 17 shkurt nën patronatin e FFK-së, derisa ndeshjet zhvillohen në Kampin Nacional në Hajvali.

Sipas njoftimit të FFK-së, pas turneut për të gjitha ekipet pjesëmarrëse do të shtrohet një drekë e përbashkët.

Orari i ndeshjeve:

Veteranët e Kosovës – Veteranët e Greqisë (ora 11:30).

Veteranët e Shqipërisë – Veteranët e Greqisë (ora 12:15).

Veteranët e Kosovës – Veteranët e Shqipërisë (ora 13:00)./Demokracia.com/

Të ngjashme