Sport
Start i “bereqetshëm” në stinorin pranveror në Superligë, thyhet rekordi i këtij edicioni
Demokracia
14:56 | 14 Shkurt 2022

Share:

Stinori pranveror në Superligën e Kosovës në futboll ka nisur fundjavën që lamë pas me ndeshjet e xhiros së 19-të kampionale.

Rreth dy muaj pa zhvilluar ndeshje zyrtare duket se ka bërë që futbollistët të shfaqin tërë rezervat që kishin, raporton Demokracia.com.

Në pesë ndeshje sa u zhvilluan këtë javë, u regjistruan plot 19 gola, që ndodhë jo në pak raste në futbollin kosovar, veçmas në elitën e futbollit të Kosovës.

Njëherit kjo ishte xhiroja me më së shumti gola të shënuar deri më tani në edicionin 2021/22.

Katër javë më parë në elitë ishin realizuar 15 gola, megjithatë ajo tashmë “ra në ujë” pasi xhiroja e fundit tash e tutje mban rekordin e këtij edicioni për më së shumti gola brenda një xhiroje.

Kur është fjala te java e 19-të, më së shumti gola pati në ndeshjen ndërmjet Dritës dhe Feronikelit, ku ekipi gjilanas u tregua e pamëshirshme duke fituar 7:0.

Dy gola me pak se në Lipjan u shënuan edhe në Suharekë, me Ballkanin që triumfoi 4:1 kundër Dukagjinit të Klinës.

Në secilën nga këto pesë ndeshje u realizuan dy e më shumë gola./Demokracia.com/

Të ngjashme