Sport
Munishi: Kemi 15 ndeshje pa humbje dhe jemi skuadra më e dëmtuar në Superligë
Demokracia
13:52 | 14 Shkurt 2022

Share:

Gjilani ka barazuar në ndeshjen e parë të stinorit pranveror në Superligë, duke e humbur lidershipin në tabelë.

“Kuqebardhët” u ndalën me barazim 1:1 me Drenicën në stadiumin “Bajram Aliu” në Skënderaj të shtunën, shkruan Demokracia.com.

Kryetrajneri i Gjilanit, Ismet Munishi, ka reaguar para pak çastesh ku ka publikuar një fotografi të skuadrës së tij, derisa ka pretenduar se skuadra e tij është më e dëmtuara në elitë.

“15 ndeshje pa humbje dhe skuadra më e dëmtuar në Superligë Vazhdojmë fuqishëm”, ka shkruar Munishi në llogarinë e tij në Facebook.

Gjilani pas 19 javësh e sheh vetën në pozitën e tretë me 36 pikë, por vetëm një më pak se Drita që tani kryeson./Demokracia.com/

Të ngjashme