Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar, pasi që ishte i përfshirë në grabitjen e një vlerë të konsiderueshme parash, përderisa po i transportonin ato për t’i deponuar në bankë, më 26 tetor 2020 në rrugën “Nëna Terezë” në Fushë Kosovë.
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar gjatë ditë së sotme një person të dyshuar pasi që ka grabitur një shumë të konsiderueshme të parave, shkruan Demokracia.com.
Zyra për informim e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, ka bërë të ditur për Demokracia.com, se operacioni i bastisjes është kryer sot në orët e hershme të mëngjesit në fshatin Shtedim të Podujevës me ç’ rast policia ka arrestuar të dyshuarin.
“Operacioni i bastisjes është kryer sot në orët e hershme të mëngjesit në fshatin Shtedim të Podujevës me ç’ rast policia ka arritur të arrestoj të dyshuarin; A. H, mashkull, 31 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, për të cilin dyshohet të jetë përfshirë në rastin e sipër cekur. Ndërlidhur me rastin policia ka sekuestruar edhe; Një automjet të llojit Pick-Up, i cili bazuar në rezultatet e hetimit të deritanishëm dyshohet të jetë automjeti i shfrytëzuar për ikje”,ka bërë të ditur policia.
Sipas tij me vendim të prokurorit të shtetit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë për tu proceduar më tej.
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës, pa ndërhyrje:
Arrestohet i dyshuari për rastin e grabitjes në Fushë Kosovë
Prishtinë, 03 mars 2021 Policia e rajonit të Prishtinës në vazhdën e masave dhe veprimeve policore që po ndërmerr me qëllim parandalimin e rasteve kriminale si dhe kapjen e personave të dyshuar si autor të veprave të inkriminuara, sot ka kryer një operacion të gjerë cili ka rezultuar me arrestimin e një personi të dyshuar për grabitje.
Ngjarja ka ndodhur më 26.10.2020, në rrugën “Nëna Terezë” në Fushë Kosovë, me ç’ rast nga personeli i një subjekti afarist, ishte grabitur një vlerë e konsiderueshme parash, përderisa po i transportonin ato për ti deponuar në bankë.
Operacioni i bastisjes është kryer sot në orët e hershme të mëngjesit në fshatin Shtedim të Podujevës me ç’ rast policia ka arritur të arrestoj të dyshuarin;
A. H, mashkull, 31 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, për të cilin dyshohet të jetë
përfshirë në rastin e sipër cekur.
Ndërlidhur me rastin policia ka sekuestruar edhe;
Një automjet të llojit Pick-Up, i cili bazuar në rezultatet e hetimit të deritanishëm
dyshohet të jetë automjeti i shfrytëzuar për ikje.
Ndërkohë që janë kryer veprimet hetimore të kësaj faze si dhe ato operativo-policore në përputhje me aktvendimin e nxjerrë nga prokurori i shtetit i dyshuari është dërguar në mbajtje prej 48 orësh për tu proceduar më tej./Demokracia.com/