Lajme
Vdes një person në Prizren, iu keqësua gjendja derisa po luante futboll
Demokracia
09:20 | 14 Shkurt 2022
Ilustrim

Share:

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person nga Prizreni ka vdekur, pasi i ishte keqësuar gjendja shëndetësore duke luajtur futboll.

Në raportin e policisë thuhet se viktima është dërguar në Spitalin e Prizrenit, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës, përcjell Demokracia.com.

“VDEKJE E DYSHIMTË-Prizren, 13.02.2022 – 15:10. Raportohet se viktima mashkull kosovar përderisa ishte duke luajtur futboll, i është keqësuar gjendja shëndetësore. Viktima është dërguar në Spitalin e Prizrenit, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës”, thuhet në raportin e PK-së.

Me vendim të prokurorit, trupi i pa jete i viktimës dërgohet në IML për Obduksion./Demokracia.com/

Të ngjashme