Padyshim se njëra prej përballjeve që kanë marrë shumë vëmendje është ai mes Anthony Joshuat dhe Tyson Furyt.
Përballja mes dy boksierëve britanik po bëhet realitet, shkruan Demokracia.com.
Joshua dhe Fury do të përballen mes vete në muajin qershor apo korrik të këtij viti.
Bob Arum, agjenti ka konfirmuar se marrëveshja mes palëve është arritur.
Megjithatë, data e saktë e përballjes ende nuk dihet.
Ndryshe, pas fitores ndaj Kubrat Pulevit në dhjetorin e kaluar, Joshua kishte pranuar se mund të përballej me Furyn. /Demokracia.com