Sport
Agim Ademi: Skënder Selmani do të kujtohet gjithmonë për kontributin e tij në mëvetësimin e futbollit
Demokracia
18:19 | 13 Shkurt 2022

Share:

Federata e Futbollit të Kosovës ka reaguar pas vdekjes së Skënder Selmanit, njërit nga kontribuuesit e futbollit kosovar.

Selmani vdiq sot në moshën 63-vjeçare, ndërsa ishte anëtar i FFK-së në vitet e 90-ta, shkruan Demokracia.com.

“Me pikëllim të thellë e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj dhe njërit prej kontribuuesve të parë të mëvetësimit të futbollit kosovar, Skënder Selmani, andaj më lejoni që në emrin tim, të KE të FFK-së dhe tërë komunitetit të futbollit të ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta”, ka thënë presidenti i FFK-së Agim Ademi në një mesazh ngushëllues për faqen zyrtare të FFK-së.

“Skënderi gjatë tërë jetës së tij ishte afër futbollit, teksa në vitet e 90-ta së bashku me shumë veprimtarë e dha kontributin e tij të çmuar për mëvetësimin e futbollit të Kosovës. Skënderi ishte punëtor i madh sportiv dhe entuziast për të dhënë kontributin e tij për zhvillimin e futbollit. Ai do të kujtohet gjithmonë nga komuniteti i futbollit për kontributin e tij në mëvetësimin e futbollit dhe organizimin e garave në vitet e vështira të okupimit. I lehtë i qoftë dheu i Kosovës”, shtoi ai./Demokracia.com/

Të ngjashme