Kanë përfunduar 45 minutat e para të lojës në ballafaqimin mes Llapit dhe Ulpianës.
Pjesa e parë në stadiumin “Zahir Pajaziti” është mbyllur me rezultat të barabartë 0:0, raporton Demokracia.com.
Përveç rezultatit, edhe në lojë dy skuadrat ishin të barabarta.
Një fraksion i parë kryesisht i qetë nga dy ekipet të cilat nuk krijuan ndonjë rast që vlen të përmendet.
Kjo është ndeshja e parë e dy skuadrave në stinorin pranveror në Superligën e Kosovës në futboll. /Demokracia.com/