Gjilani do ta zhvillojë ndeshjen e ardhshme në Superligën e Kosovës përballë Arbërisë së Dobrajës.
Në ndeshjen e javës së 23-të të elitës së futbollit kosovar, skuadra gjilanase është nikoqire e Arbërisë, raporton Demokracia.com.
Megjithatë, zyrtarisht kjo ndeshje nuk do të luhet në stadiumin e qytetit në Gjilan.
Klubi nga Gjilani ka njoftuar se sfida do të zhvillohet në stadiumin ndihmës me bari sintetik në Gjilan.
Ndryshe, ndeshja Gjilani – Arbëria luhet të shtunën me fillim nga ora 13:00. /Demokracia.com
https://www.facebook.com/scgjilani/posts/827348601184491?__cft__[0]=AZWPg2DWYpeqZFaR-vU63PGY941LKoCdXGLNFxEVDRGyBBcpTKjl5T2GfTr_0xqd3kq95rXBoZ6XuSQ2Gh9O4xzUPRxRR29VyowYbQdBXh5hMAp1_I5g-pLFORfTLMSP3DQfQIbEeeuhJp9dAed-W2h_&__tn__=%2CO%2CP-R