Lajme
Parkingu nëntokësor te Filologjiku në Prishtinë përfundon në korrik
Demokracia
20:15 | 12 Shkurt 2022

Share:

Ndërtimi i parkingut nëntokësor te Fakulteti Filologjik në kryeqytet do të përfundojë në korrik të këtij viti.

Kështu tha, mbikëqyrësi i punimeve, inxhinieri, Arbër Canhasi.

Sipas tij, ndërtimet janë duke u kryer me një ritëm të shpejtë, sa 130 punëtorë angazhohen brenda ditës e ka raste kur punohet edhe natën, njofton Klan Kosova

Canhasi tha se dy kate nëntokë janë parking ndërsa mbi to, kati i parë, do të jetë gjelbërim e lokale afariste.

Ndërtimi i këtij parkingu i ka kushtuar komunës 10 milionë euro e kompania që e ka fituar tenderin për realizimin e këtij projekti është “Parking Center Prishtina”.

Të ngjashme