Sport
Shpërthen derbi Napoli – Inter që në minutat e para, VAR-i vendos për penallti
Demokracia
18:16 | 12 Shkurt 2022

Share:

Napoli-Inter, ndeshja e madhe e javës së 25-të të Serisë A, është zhbllokuar pas vetëm shtatë minutash lojë falë një penalltie të realizuar nga Lorenzo Insignes 1:0 për Napolin.

Një ndërhyrje e De Vrij ndaj Osimhen në zonën e rreptësisë është vlerësuar si një faull nga arbitri Doveri, i cili është thirrur nga VAR për ta rishikuar episodin.

Në rast se rezultati mbetet i pandryshuar, Napoli do të parakalonte Interin në klasifikim dhe do të merrte kreun e Serisë A. /Demokracia.com

https://streamable.com/hcbx48

 

Të ngjashme