Skuadra e Lazios ashtu siç është pritur, pa shumë telashe e ka mposhtur Bolognan, transmeton Demokracia.com.
Lazio triumfoi me rezultat të thellë 3:0 në kët takim ku titullar ishte porteri shqiptar Thomas Strakosha.
Në minutën e 13-të, Ciro Immobile nga penalltia kaloi vendasit në epërsi prej 1:0.
Lazio shënoi edhe dy gola të tjerë me Mattia Zaccagnin në minutën e 53-të dhe të 63-të për rezultatin 3:0.
Lazio pas 25 ndeshjeve ka 42 pikë, derisa Bologna 28 sosh. /Demokracia.com