Dukagjini është mposhtur nga Ballkani me rezultat të thellë 4-1, në xhiron e 19-të të Superligës së Kosovës.
Skuadra e Dukagjinit sot ishte nën drejtimin e ndihmëstrajnerit, Artan Luzi, pasi Armend Dallku është i dënuar për dy ndeshje nga Komisioni Disiplinor.
Luzi në prononcimin për Artsport, pas ndeshjes pranoi se fitorja e Ballkanit ishte e merituar, duke shpresuar në përmirësimin e gabimeve të skuadrës së tij në ndeshjet e ardhshme.
“I uroj fitoren e merituar Ballkanit, ka dominuar në gjithë ndeshjen. Ne në fazën defensive kemi bërë gabime individuale dhe ekipore. Shpresojmë që në ndeshjet tjera t’i përmirësojmë këto gabime”, ka thënë Luzi.
Dukagjini në javën e ardhshme e pret në shtëpi Drenicën, teksa Ballkani do të ketë punë të vështirë në udhëtim te Prishtina. /Demokracia.com