Sport
Nuhiu pasi Drita e mori kreun: Qysh i kemi ndjekur kundërshtarët tani na ndjekin ata neve
Demokracia
15:35 | 12 Shkurt 2022

Share:

Drita ka shënuar fitore të thellë në xhiron e 19-të, të parën e stinorit pranveror në Superligën e Kosovës.

Trajneri i Dritës, Ardina Nuhiu është parë shumë i lumtur me këtë fitore e sidomos me marrjen e kreut të tabelës të cilën e mbante Gjilani por gaboi në Skenderaj duke barazuar me Drenicën 1:1.

“Jam i kënaqur me fitoren dhe pikët, pasi qëllimi ka qenë ta fitojmë këtë ndeshje dhe ia arritëm.

Ne jemi profesionistë dhe duhet të mësohemi të fitojmë gjithmonë pa marrë parasysh kush është kundërshtar. Më vije keq për gjendjen që ndodhet Feronikeli, por duhet të mësohemi edhe me këto situata”, tha fillimisht Nuhiu për Artsport duke shtuar.

“Ndeshjet i marrim një nga një dhe futemi gjithmonë për fitore, por normal na intereson se çka bëjnë edhe kundërshtarët. Do t’i marrim ndeshjet një nga një dhe sikur qysh i kemi ndjekur kundërshtarët tani na ndjekin ata dhe duam ta mbajmë këtë pozitë. Llapi ka skuadër të fortë, duhet ta përgatitemi ndeshjen dhe ta analizojmë atë, pasi përqendrimi ka qenë vetëm te Feronikeli”, përfundoi Nuhiu. /Demokracia.com

Të ngjashme