Sot me fillim prej orës 13:30, luhet ndeshja hapëse e xhirosë së 26’të në Premier Ligë.
Manchester United e pret në ‘Old Trafford’ klubin në formë të lartë ndeshjet e fundit – Southampton.
Skuadra e drejtuar nga Ralf Ragnick nuk është duke kaluar momentet më të mira, ku sot do të kërkojë këndelljen, pas barazimit 1-1 me Burnleyn ndeshjen e kaluar.
Cristiano Ronaldo është rikthyer në 11-shen startuese, kurse te Suothampton, nga minuta e parë starton sulmuesi shqiptar – Armando Broja. /Demokracia.com