Sport
Rikthehet elita e futbollit, sot luhen tri ndeshje të nxehta
Demokracia
11:24 | 12 Shkurt 2022

Share:

Elita e futbollit të Kosovës përkatësisht stinori pranveror rikthehet sot në aksion pas një pushimi për rreth dy muaj.

Gara për titull, një vend në Evropë dhe mbijetesë është shumë e ashpër dhe kështu pritet të jetë deri në fund të këtij sezoni.

Lideri aktual i BKT Superligës, Gjilani do të ketë një udhëtim të vështirë, pasi do të përballet me Drenicën në udhëtim në Skenderaj.

Përballje shumë interesante pritet të jetë edhe ajo në Suharekë, ku Ballkani është nikoqir i Dukagjinit të Klinës. Dy skuadrat janë përballur dy herë këtë edicion, por që në asnjërin takim nuk pati fitues.

Ndërkohë Drita do ta zhvilloj ndeshjen si vendas në stadiumin ‘Sami Kelmendi’ në Lipjan. Gjilanasit janë favorit për ta fituar takimin me Feronikelin.

Më poshtë gjeni orarin komplet të ndeshjeve të sotme:

E shtunë

13:00 Drita – Feronikeli

13:00 Drenica – Gjilani

13:00 Ballkani – Dukagjini. /Demokracia.com

Të ngjashme