Sport
Përleshje e madhe në derbin Porto – Sporting, në skenë si gjithmonë Pepe
Demokracia
11:16 | 12 Shkurt 2022

Share:

E vështirë është për një gjyqtar që t’i kontrollojë 22 futbollistë në sekondat e fundit në një derbi si Porto-Sporting.

Por kur edhe mbledhësit e topave nisin të përleshen me futbollistë, gjyqtarëve u del situata nga kontrolli.

Tensionet në këtë derbi nisën në minutat e fundit të gjithë duelit. Sportingu krijoi epërsi prej 2:0 në pjesën e parë.

Si gjithmonë në skenë del Pepe i cili u përfshi në një duel me Joao Palhinhan, duke krijura një përledhje.

Për pesë minuta, rreth 40 persona në një pjesë të fushës, ishin të shpërndarë në “Estadio do Dragao”.

Joao Palhinha dhe Bruno Tabata u ndëshkuan me të kuq te Sportingu, ndërsa te Porto u përjashtuan Augustin Marchesin dhe Pepe. /Demokracia.com

Të ngjashme