Lajme
Snowden në linjë të njëjtë me Putinin: Ja çfarë thotë për konfliktin me Ukrainën
Demokracia
23:40 | 11 Shkurt 2022

Share:

Edward Snowden që tradhtoi besimin e Agjencisë Nacionale të Sigurisë së SHBA-së, dha komentet e tij lidhur me konfliktin që mund të ndodhë së shpejti në Ukrainë.

Snowden i cili akuzohet për tradhti nga SHBA për shkak të publikimit të shumë informacioneve të klasifikuara, ka vite që jeton në Moskë. E së fundmi ka marrë rezidencë të përhershme nga Rusia.

Snowden kritikoi mediat për raportimin e tyre lidhur me situatën në Ukrainë, ku Rusia ka vendosur mbi 100 mijë trupa.

“Nuk ka asgjë më groteske se sa kur mediat shtyjnë për luftë”, ka shkruar Snowden.

I kërkuari nga SHBA u gozhdua në tëitter pas kësaj deklarate pasi i njëjti nuk përmend fare faktin që është Rusia ajo që mund të sulmojë në Ukrainë.

“Nuk e kam ditur se mbi 100 mijë gazetarë me tanke dhe armë janë vendosur në kufirin Ukrainë-Rusi”, ka shkruar një përdorues me emrin Daniel Di Martino.

Reagime të ngjashme bën që Snowden të reagojë përsëri, kësaj radhe më shumë për t’u sqaruar.

“Kur shihni cicërima të vogla të kësaj nga turma e grupeve të ekspertëve që lëpijnë çizmet, shikoni raportin dhe mbani mend se edhe nëse janë me zë të lartë, ato janë në pakicë. Të jesh pro luftës nuk është e zgjuar, e lezetshme apo e sofistikuar, dhe zemërimi i tyre performues nuk e ndryshon këtë”, shkroi Snowden.

Të ngjashme