Sport
Mbappe hero i PSG-së, i sjellë fitore në minutat shtesë
Demokracia
23:02 | 11 Shkurt 2022

Share:

PSG ka shënuar një fitore shumë të vështirë sesa është pritur.

Skuadrën e Pochettinos nga turpi e ka shpëtuar Kylian Mbappe që ka shënuar një gol në minutën e tretë shtesë për t’i dhënë fitore me rezultat 1:0 ndaj Rennes, shkruan Demokracia.com.

PSG, edhe pse kishte hyrë me ekipin më të mirë në fushë, dukej se mendjen e kishte tek Real Madridi që ndeshen në mesjavën ardhshme, andaj sonte e patën shumë të vështirë fitoren.

Gjithsesi, PSG vazhdon t;i prijë renditjes dhe duket se nuk do të ketë telashe për titullin kampion. /Demokracia.com

Të ngjashme