SHBA tashmë ka lëshuar alarmin se Rusia është përgatitur plotësisht për pushtimin e Ukrainës.
Në një konferencë të jashtëzakonshme për media gjatë së premtes në Shtëpinë e Bardhë, këshilltari për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan, ka thënë se kjo mund të ndodhë para se të përfundojnë Lojërat Olimpike Dimërore, përcjell Demokracia.com.
Lojëra Olimpike Dimërore pritet që të përfundojnë më 20 shkurt dhe besohet se Rusia mund ta shfytëzojë këtë kohë për pushtimin e Ukrainës.
Nuk dihet saktësisht se sa është numri i trupave ruse përgjatë Ukrainës, por raportohet se vetëm në kufinjt e këti shteti, ndodhen mbi 100 mijë ushtarë rusë.
SHBA u ka bërë thirrje të gjithë amerikanëve që janë duke qëndruar në Ukrainë që të largohen brenda 48 orëve të ardhshme nga vendi.
Njëjtë edhe Britania e Madhe u ka kërkuar britanikve që të largohen menjëherë nga Ukraina./Demokracia.com/