Atletja holandeze Suzanne Schulting, arriti që të vendos rekord bote në patinazh me shpejtësi në çerekfinalen e garës në 1.000 metra.
Schulting regjistroi kohën prej 1 minutë, 26 sekonda e 514 të qindta, me të cilën kaloi në fazën tjetër dhe regjistroi kohën më të mirë në botë në këtë disiplinë.
Fituesja e medaljes së artë nga Pheniani doli jashtë nga kategoria e saj “e preferuar” dhe shënoi një shpejtësi që do të jetë e vështirë të arrihet. Edhe pse vetëm 24 vjeç, Schulting është dy herë kampion bote, tre herë kampione e Evropës dhe poashtu fitoi medaljen e artë në Lojërat Olimpike 2018. /Demokracia.com