Sport
Milani blindon Theo Hernandez rinovon kontratën deri në vitin 2026
Demokracia
17:30 | 11 Shkurt 2022

Share:

Mbrojtësi francez, Theo Hernandez ka rinovuar kontratën me skuadrën e Milanit e cila e lidhë atë deri në vitin 2026, transmeton Demokracia.com.

Hernandez pati një edicion shumë të mirë duke u bërë njëri nga futbollistët kyç në skuadrën kuqezi dhe kjo ka bërë që drejtuesit ta blindojnë me një kontratë afatgjate.

“AC Milan me kënaqësi njofton se Theo Bernard François Hernandez e ka rinovuar kontratën me klubin deri në qershor të 2026-tës”, thuhej ndër tjera në njoftim. /Demokracia.com

Të ngjashme