Sport
Messit nuk i intereson presidenti i ri, ai ka vendosur për të ardhmen
Demokracia
10:44 | 03 Mars 2021

Share:

E ardhmja e Lionel Messit te Barcelona duket e zbehtë.

Ylli argjentinas, flitet se ka marrë vendimin se ku do të luajë në të ardhmen dhe në fund të sezonit të njoftojë nëse do të qëndrojë apo jo te Barcelona. Ka shumë skenarë për të ardhmen e sulmuesit. Për sa kohë që ylli argjentinas nuk ka nënshkruar një kontratë të re, thashethemet për largimin e tij nga skuadra katalanase po rriten.

Pavarësisht nga disa skenarë që qarkullojnë për të ardhmen e tij, Messi ka vendosur të flasë në fund të sezonit për atë që ai synon të bëjë.

Sipas asaj që u tha në emisionin “El Larguero”, Leo po pret zgjedhjet e 7 marsit për presidencën e Barcelonës, por sido që të jetë rezultati, Messi nuk do të njoftojë nëse do të qëndrojë apo jo te Barcelona, pasi ai ka vendosur të thotë vendimin e tij në fund të këtij sezoni. /Demokracia.com

Të ngjashme