Drenica të shtunën do ta zhvillojë një ndeshje tejet të rëndësishme në Kampionatin e Kosovës, shkruan Demokracia.com.
Skuadra kuqezi nga Skenderaj në ndeshjen hapëse të stinorit pranveror ballafaqohet me Gjilanin, sfidë kjo që luhet në stadiumin “Bajram Aliu”.
Drejtuesit e klubit kanë përgatitur një dhuratë për tifozët e saj pasi kanë njoftuar se hyrja do të jetë falas, derisa si[ dihet në bazë të masave të marra nga Ministria e Shëndetësisë së Ko0sovës në aktivitete sportive lejohen tifozë, 30 përqind e kapacitetit të stadiumeve.
Ndeshja Drenica – Gjilani nis nga ora 13:00. /Demokracia.com