Djali i Cristiano Ronaldos, Cristiano Junior ka nënshkruar zyrtarisht me Manchester Unitedin, duke ndjekur hapat e babait të tij duke përfaqësuar gjigantët e Premier Ligës.
Sipas asaj që raportojnë mediat në Angli, Junior ka nënshkruar për klubin anglez dhe do ta veshë fanellën me numër shtatë, sikur babai i tij.
Ai do të luajë me të rinjtë e “Djajve të Kuq” që shpresojnë që një tjetër lojtar si Ronaldo do të rrisin për të ardhmen. Ronaldo së fundmi ndau foto të tij duke stërvitur me Cristiano Jr, me mbishkrimin: “E tashmja dhe e ardhmja”. /Demokracia.com