Volejbollistja ukrainase Yulia Gerasimova fitoi një popullaritet të madh pasi një video e festës dhe kërcimit të saj nga një ndeshje e Champions League filloi të përhapet me të madhe në rrjetet sociale.
Dhjetëra miliona njerëz e kanë parë deri më tani dhe ky numër vazhdon të rritet pandalshëm.
Lëvizjet dhe të qeshurat e saj me një të panjohur në anën tjetër të kamerës kënaqën turmën, kështu që videoja vazhdon të shpërndahet dhe kështu popullariteti i saj rritet.
Gerasimova fitoi Ligën Evropiane me kombëtaren e Ukrainës pesë vjet më parë, dhe me klubin Khimik ishte gjithashtu pesë herë kampione e Ukrainës. Ajo aktualisht është duke luajtur për Prometheus ukrainas. /Demokracia.com
https://youtu.be/TzggPZVJ3hY