Sport
Ibra nuk ndalet: Prezanton Ferrarin e artë, në botë janë vetëm 500 të tillë
Demokracia
11:24 | 11 Shkurt 2022

Share:

Futbollisti i Milanit, Zlatan Ibrahimovic është fotografuar në rrugët e Milanos duke drejtuar një Ferrari “të artë”.

Kjo bishë, çmimi i së cilës është gati gjysmë milioni euro, u ble nga futbollisti suedez në tetor të vitit të kaluar për ditëlindjen e tij të 40-të, transmeton Demokracia.com.

Ferrari Stradale është një makinë me 1000 kuaj fuqi, çmimi fillestar i së cilës është 430,000 euro. Është një nga të parat në serinë e makinave elektrike që mund të zhvillojnë një shpejtësi mbi 200 km/h.

Dihet gjithashtu se Zlatan e adhuron Ferrarin, ndaj në koleksion ka deri në katër vetura të kësaj marke, të cilat të gjitha janë shembuj të veçantë dhe të shtrenjtë si Ferrari Enco, Ferrari Monza, Ferrari Laferari dhe Ferrari 488 Pista Spider. /Demokracia.com

Të ngjashme