Sport
Man City nuk ka të ndalur, regjistron fitoren e 21-të me radhë
Demokracia
22:55 | 02 Mars 2021

Share:

Manchester City ka regjistruar fitoren e 21-të me radhë në të gjitha garat.

Skuadra e Pep Guardiolas është përballur sonte me Wolverhamptonin në “Etihad Stadium”, shkruan Demokracia.com.

Në ndeshjen e javës së 27-të, “Qytetarët” kanë fituar me rezultat 4:1.

Autogoli i Dendonckerit (’15) dhe golat e Gabriel Jesusit (’80, ’90+5) dhe Riyad Mahrezit (’90) ia dhuruan fitoren vendasve.

Kurse, për mysafirët golin e nderit e shënoi Conor Coady (’61).

Me këtë fitore, Manchester City “blindon” pozitën e parë në tabelë me 65 pikë, kurse Wolvesi mbetet në vendin e 12-të me 34 sosh. /Demokracia.com

Të ngjashme