Lajme
“Dëshmorët e karrigës së Kurtit”: Qytetarët revoltohen me kryeministrin pas përkujtimit për aktivistët e vrarë të LVV-së
Demokracia
19:38 | 10 Shkurt 2022

Share:

Qytetarët janë shprehur të revoltuar, pas përkujtimit që i bëri sot kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dy aktivistëve të partisë së tij, Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët vdiqën në protestat e thirrura nga vet ai në vitin 2007.

Kurti përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka publikuar fjalimin e plotë që e mbajti në përkujtim të Mon Balaj dhe Arben Xheladini, të cilët u vranë në protestat kundër pakos së Ahtisaarit.

Kurti i quajti dëshmorë dy ish-aktivistët e LVV-së derisa e cilësoi si “dhunuese”, policinë e UNMIK-ut. Megjithatë, këto fjalë nuk ia kishte thënë edhe shefit të UNMIK-ut, Zahir Tanin, në një takim para pak muajsh.

Shumë qytetarë i kanë komentuar Kurtit në këtë postim, duke e pyetur se a ka pasur turp t’i kujtojë aktivistët që vdiqën që ai të vijë në pushtet.

Më poshtë gjeni disa prej këtyre reagimeve:

Ndërkohë, me kërkesë të Kurtit, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sot ka pritur në takim familjet e aktivistëve të LVV-së.

Familjarëve të tyre, ajo u ka ndarë medalje presidenciale./Demokracia.com/

15 vjet nga vrasja e aktivistëve të LVV-së: Kurti s’kishte guxuar t’i përmend ata në takim me shefin e UNMIK-ut

Të ngjashme