Lidhja Demokratike e Kosovës pushtetin e Vetëvendosjes e ka quajtur të paaftë që kanë mjet propagandën. LDK ka deklaruar se qeveria Kurti përmes grafikëve provoi që rritjen rekorde të çmimeve të energjisë elektrike ta paraqesë si të lehtë duke kërkuar shfuqizim të vendimit për shtrenjtim.
LDK ka publikuar grafika të tjera ku paraqitet rritja e çmimeve të rrymës për kategorinë mbi 1200 kWh.
Tutje, Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se qytetarët përveç çmimit më të shtrenjta të rrymës do të paguajnë edhe TVSH-në më së larti për kWh.
“Kjo rritje, është pasojë e vonesës së reagueshmërisë së Qeverisë. Është pasojë e mos vullnetit të tyre për të shpërndarë barrën njësoj; e mbi të gjitha, është pasojë e apetiteve të tyre për të vjelë tatime edhe më shumë. Secili prej jush, përveç se do të paguani çmimin më të shtrenjtë të rrymës në rajon, do të paguani dhe TVSH më së larti për çdo kWh. Vendimi i ZRRE-së dhe i Qeverisë duhet të shfuqizohet sa më parë. Ai nuk është i drejtë, s’merr për bazë përballueshmërinë, e mbi të gjitha është diskriminues ndaj qytetarëve tanë”, thuhet në postim.