Juventusi është rikthyer me fitore në elitën e futbollit italian.
Pas barazimit me Hellas Veronën në fundjavë, kampioni në fuqi i Italisë është përballur sonte me Spezian, shkruan Demokracia.com.
Në ndeshjen e zhvilluar në “Allianz Stadium”, “Zonja e Vjetër” ka fituar me rezultat të thellë 3:0.
Alvaro Morata (’62), Federico Chiesa (’71) dhe Cristiano Ronaldo (’89) i shënuan golat e fitores për vendasit.
Me këtë fitore, Juventusi mbetet në vendin e tretë në tabelë me 49 pikë të tubuara.
Kurse, Spezia është në vendin e 16-të me 25 pikë. /Demokracia.com