Sport
Sermaxhaj parashikon ndeshjet e Kupës: Ballkani do ta eliminojë Prishtinën, sfidë e paparashikuar Llapi – Gjilani
Demokracia
16:46 | 10 Shkurt 2022

Share:

Sot tetë klubet çerekfinaliste të Kupës së Kosovës kanë mësuar rivalin në sfidat që zhvillohen muajin e ardhshëm, saktësisht me 16 mars.

Të kujtomë se në ndeshjet çerekfinale nuk ka përballje të dyfishtë, pra zhvillohet vetëm një ndeshje me eliminim direkt, shkruan Demokracia.com.

Padyshim sfida më joshëse është ajo në Suharekë ku ndeshen Ballkani – Prishtinës. Shumë joshëse është edhe ndeshja Llapi – Gjilani, derisa Drita duket skuadra më me fat pasi ndeshet me Ulpianën.

Ish-futbollisti i mirënjohur, Genc Sermaxhaj në një bisedë për Demokracia.com ka thënë se Ballkani është favorit në përballje me Prishtinën derisa Gjilani mund ta eliminojë Llapit, por vetëm nëse ndryshojë qasje në lojën e saj.

“Shorti ka sjell dy përballje të vështira për katër skuadra dhe dy me te lehta për dy ekipe. Pra përballja mes Ballkanit e Prishtinës dhe Llapit e Gjilanit janë më të vështira për këto ekipe sepse vështirë të dihet fituesi ngase janë afërsisht ekipe të barabarta. Ndërsa përballja e Dritës ndaj Ulpianës duket më e lehtë dhe e Ramiz Sadikut ndaj KEK-ut”, ka thënë fillimisht Sermaxhaj për Demokracia.com, duke parashikuar më pas edhe skuadrat gjysmëfinale.

“Në gjysmëfinale e shoh Ballkanin e cila do ta kalojë Prishtinën, e cila ende nuk po e gjen formën e saj të mirë dhe lojën e cila e sjellë deri tek një fitore eventuale ndaj Ballkanit. Gjilanit mund ta kalojë Llapin, por duket të ndryshojë qasje dhe të përpiqet të përmirësojë lojën e saj sepse po luajtën ndaj Llapit sikur ndaj Dukagjinit, ndeshjen mund ta humbasin, sepse Llapi ka një ekip i cili po luan mirë.

Drita është favorit ndaj Ulpianës por duhet ta bëjë atë edhe brenda 90 min. Si dhe Ramiz Sadiku e cila po luan mirë duke pasur parasysh edhe pjesën e kaluar të sezonit vjeshtor ku përformoi shkëlqyeshëm”, ka vlerësuar Sermaxhaj.

Gjithsesi, sipas ish-futbollistit gjilanas Kupa shpesh ka ditë të sjellë edhe rezultate të papritura andaj me të drejtë pritet lojë të mira.

“Në të kaluarën ndeshjet e Kupës nuk kanë qenë edhe aq të rëndësishme dhe për këtë arsye ka pasur edhe befasi e të papritura. Por tani nuk mendoj se tolerohen gjëra të tilla ngase një rrugë tjetër për dalje në Evropë është edhe gara e Kupës, prandaj rëndësia është shumë e madhe dhe qasja është krejtësisht ndryshe nga e kaluara”, ka përfunduar Genc Sermaxhaj. /Demokracia.com

Të ngjashme