Sport
Vetëm një lojtar në vitin 1997 ka shënuar më tepër, Armando Broja kërkon të thyejë historinë te Southamptoni
Demokracia
15:44 | 10 Shkurt 2022

Share:

Tanimë Armando Broja është kthyer në idhullin e tifozëve të Southampton dhe jehona e tij ka marrë përtej Premierligw.

Sulmuesi shqiptar arriti që të realizojë edhe kundër Totenhamit, si për të treguar se është i aftë për të shënuar edhe ndaj kundërshtarëve të mëdhenj.

Pas këtij golit të 6 në Premierligw, Broja është në garë me historinë. Vetëm një lojtar i Southampton ka shënuar më shumë gola se Broja, në po të njëjtën moshë.

Bëhet fjalë për Kevin Davies që në sezonin 1997/98 arriti të shënonte 9 herë, ndërsa sulmuesi shqiptar ka realizuar 6 herë deri tani, por ka edhe shumë ndeshje në dizpozicion.

Për të vazhduar më tej, Broja ka vendosur diktatin e tij në kampionatin më të fortë në botë. E thënë ndryshe, asnjë futbollist në moshën e shqiptarit nuk ka arritur që të realizojë më tepër gola në këtë sezon të kampionatit./Demokracia.com/

Të ngjashme