Sport
Klubi i Prishtinës reagon pas sulmit të rëndë nga tifozët në Pejë
Demokracia
09:16 | 10 Shkurt 2022

Share:

KB Prishtina ka reaguar pas sulmit të autobusit që bartë skuadrën nëpërmjet një komunikate për shtyp pas ndeshjes me KB Pejën.

Mbrëmë (të mërkurën), autobusi i KB Prishtinës është sulmuar nga një grup personash pak para ndeshjes gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.

Ngjarja ka ndodhur kur autobusi ishte bartur gjithë skuadrën për në palestrën e Karagaçit.

Në këtë komunikate thuhet se nuk ka të lënduar dhe se Prishtina pavarësisht sulmit tregoi se është një klub i madh dhe vazhdoi garën aty ku duhet, në sallën e Karagaçit.

Po ashtu kanë falënderuar kryesinë e KB Trepçës, të cilët i kanë qëndruar pranë klubit kryeqytetas pas sulmit.

Në medie mbrëmë është raportuar se grupi ultras i KB Trepçës “Torcida” ka kryer sulmin, por një gjë të tillë e kanë mohuar duke u distancuar nga ky sulm.

KOMUNIKATA E PLOTË:

“Ngjarje vandale ndaj klubit dhe lojtarëve tonë!

Në prag të ndeshjes KB Peja e KB SIGAL Prishtina, derbit më të madh kosovar ndodhi një sulm ndaj autobusit të ekipit tonë.

Persona të papërgjegjshëm sulmuan me shkopinj, gurë e mjete tjera të forta skuadrën tonë duke rrezikuar shëndetin e lojtarëve dhe stafit tonë seriozisht. Por më shumë, ata sulmuan basketbollin, sulmuan një derbi, sulmuan Kupën e Kosovës.

Ne, falënderojmë kryesinë e @kbtrepca1947 për mesazhet dhe kujdesin që shfaqën ndaj nesh, duke treguar kështu edhe një herë se basketbolli është më shumë se një sport.

Poashtu, @kbpejaofficial i urojmë për fitoren dhe e falënderojmë kryesinë e klubit për mikpritien dhe kujdesin!

Sigal Prishtina edhe një herë tregoi madhështinë dhe pas sulmit vazhdoi në sallë dhe luftoi në ndeshje pa marrë parasysh gjendjes psiqike dhe traumat e marra nga ai akt vandal.

Ne si klub dhe si kryesi e dënojmë ashpër dhunën në sport dhe urojmë që akte të tilla të mos jenë pjesë e sportit kosovar!”/Demokracia.com/

Të ngjashme