Lajme
Konfirmohet skandali: U përzie dokumentacioni, dy pacientë vdiqën në infektivë dhe dyshohet se u varrosën gabimisht
Demokracia
22:58 | 09 Shkurt 2022

Share:

Klinika Infektive ka konfirmuar raportimet e Demokracia.com se dy trupa janë ndërruar dhe dyshohet se u varrosën gabimisht nga kompania përgjegjëse që i kishte marrë në morgun e spitalit të përgjithshëm.

Në një komunikatë të kësaj klinike, thuhet se është përzier dokumentacioni mjekësor i pacientëve që kanë përfunduar me vdekje.

Po ashtu, Klinika Infektive ka konfirmuar raportimin e Demokracia.com se lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës.

“Klinika Infektive e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, sqaron opinionin, se menaxhmenti i klinikës është njoftuar në lidhje me mundësinë e përzierjes së dokumentacionit mjekësor të pacientëve që kanë përfunduar me vdekje në këtë klinikë. Menaxhmenti i Klinikës Infektive bashkë me organet kompetente, Policinë e Kosovës kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme lidhur me këtë rast”, thuhet në njoftim.

Demokracia.com sot ka qëndruar te Klinika Infektive dhe ka parë vetura të pranishme të policisë në oborr.

Veç kësaj, të pranishëm kanë qenë edhe hetuesia të cilët u panë duke hyrë, e më pas duke dalë, nga Klinika Infektive./Demokracia.com/

Detaje rreth ndërrimit të trupave në QKUK: Hapet rast, flitet për zhvarrosjen e të vdekurve

Të ngjashme