Fillimisht ishte raportuar se ish-futbollisti i Romës, Juventusit, Interit dhe Parmës, Luigi Sartor është arrestuar, kurse tani është konfirmuar edhe dënimi për të.
Ai akuzohet për kultivimin e marihuanës dhe sipas mediave italiane, më shumë se 100 fidane të kësaj bime janë gjetur në shtëpinë e ish-reprezentuesit italian, shkruan Demokracia.com.
Fajësia e tij u provua në gjykatë dhe ai u dënua së bashku me bashkëpunëtorët e tij.
Sartor u dënua me një vite e dy muaj burg.
Aktualisht, ai është në arrest shtëpiak deri në plotësim të procedurave.
Sartor nuk është i panjohur për drejtësinë, pasi ai ishte dënuar më parë për trukime ndeshjesh. /Demokracia.com