Policia e Kosovës ka hapur rast pas dyshimeve për ndërrim të trupave të dy viktimave.
Demokracia.com mëson se dyshohet që kompania i kishte dërguar gabimisht trupat nga morgu, duke ua ndërruar kështu vendet.
Po ashtu, burime të Demokracia.com bëjnë të ditur se është folur edhe për zhvarrosjen e të vdekurve, për të vijuar me hetimet.
Lidhur me rastin, janë intervistuar edhe mjekët e Klinikës Infektive.
Demokracia.com ka qëndruar tek objekti i Klinikës Infektive, derisa ka parë hetuesit duke hyrë atje me tri vetura të Policisë së Kosovës.
Lidhur me rastin, është kontaktuar edhe Policia e Kosovës por të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje./Demokracia.com/
Forca të shtuara të policisë te QKUK-ja: Dyshohet se është bërë ndërrimi i dy trupave të vdekur